Francë, policia terror ndaj turistëve shqiptarë, i zbret me armë nga autobusi

Aktualitet

Disa turistë shqiptarë janë përballur me një situatë jo të këndshme në Metz të Francës. Ata janë kontrolluar në mënyrë të ashpër nga policia kufitare pas ndalimit të autobusit me turistë në Avenue Foch.

Sipas medias franceze “Lë republicain Lorrain”, ky ishte një operacion i parëndësishëm për policinë, i cili ndikoi shumë në trafikun rrugor. Një prej shqiptarëve atje madje tha për JOQ se një gruaje i kishte rënë të fikët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Terror sot (dje) në mes të qytetit të Metz­it në Francë, ndalohet autobusi me turistë shqiptarë, i zbritën të gjithë në tokë, valixhet i shpërndanë nëpër rrugë, policia dhe xhandarmëria me armë, një gruaje të moshuar i ra të fikët, isha vet aty dhe i pashë, por si përfundim asgjë”, thotë.

Nuk dihet se cila është arsyeja e vërtetë e këtij ndalimi të shqiptarëve në mes të trafikut, por edhe vetë media franceze e ka dënuar ashpër.

ME TE LEXUARAT