Franca thirrje Rusisë: Respektoni armëpushimin në Siri!

48
Kliko per me shume info

Ditën e hënë, Franca ka bërë një thirrje publike ndaj Rusisë për të ndaluar veprimet ushtarake dhe për të respektuar armëpushimin e ndërmjetësuar nga Moska dhe Turqia me qëllim ndalimin e luftës së gjashtë viteve.

“Ne dënojmë me vendosmëri çdo veprim që Rusia mund të ndërmarrë dhe që ka për pasojë vazhdimin e luftës”, është shprehur kryeministri Bernard Cazeneuve për një radio lokale.

Kliko per me shume info

Pakti i armëpushimit, i cili u pranua unanimisht nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është cënuar që në momentin e parë që u vu në zbatim.

“U kërkojmë rusëve të ndalojnë të marrin pjesë në veprime ushtarake që kanë rrezikshmëri të lartë”, vazhdoi Cazeneuve, pa specifikuar se për çfarë veprimesh po fliste konkretisht.

/ Reuters

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here