FNSH bastis pikat e basteve në Shkodër e Mat, kapet një person me thikë e armë

Aktualitet

Forcat e rendit kane kryer kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje. Aksioni i kryer nga FNSH-Shkodër e Policia Lokale atje ka mudnesuar kapjen në një pikë Eurolloto te një shtetasi me armë zjarri Pistoletë "TT" që e mbante në brez.

Policia tha se gjithashtu gjatë kontrolleve, po në të njëjtën pikë Eurolloto është arrestuar një tjetër shtetas pasi është kapur me thikë me vete, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 17 vjeçar pasi është kapur me një dorezë boksi metalike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet zyrtare thane se në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për marrjen e masave për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë, në orët e mbrëmjes në qytetin e Burrelit, efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkpunim me F.N.Sh Shkodër, mbi bazën e informacioneve të administruara, kanë ushtruar kontrolle në mjedise të ndryshme (lokale eurolloto e tjera ) të qytetit të Burrelit për kapjen në flagrancë të personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa leje, personat që shpërndajnë e trafikojnë lëndë narkotike, për personat e shpallur në kerkim, etj.

Si rezultat i këtyre kontrolleve në një pikë eurolloto është kapur në flagrancë me armë në brez shtetasi : Gerson Pasha 22 vjeç, banues në Burrel, i cili u arrestua për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” .

Gazmir Lala 30 vjeç, banues në Burrel, i cili u kap gjatë kontrollit në të njëjtin lokal pike bastesh me thikë me vete , i cili u arrestua për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi; L.L, 17 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap gjatë kontrolleve me një dorezë boksi metalike që e mbante me vete. Porcedimi filloi për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta” .

Arma e zjarrit Pistoletë "TT", thika dhe doreza e boksit metalike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme

ME TE LEXUARAT