Floriana Garo: U shokova! Ja çfarë mesazhi më erdhi në Facebook…

6
Kliko per me shume info

Në emisionin Opinion është duke u diskutuar për një temë mjaft interesante. Bëhet fjalë për jetën e individëve në rrjetet sociale. E ftuar në panelin e emisionit moderatorja Floriana Garo  ka thënë se në facebook është e rëndësishme  të paraqesësh gjëra të vërteta dhe jo mashtrime. “Ajo që duhet të tregojmë në rrjetet sociale dihet të jetë diçka e vërtetë, të mos jetë diçka fallco”, ështe shprehur Garo, shkruan “opinion”.

Me tej ajo ka rrëfyer për një mesazh që ka marrë kur ka hapur rrjetet sociale. “Në fillimet e televizionit për mua, nuk e kisha menduar këtë gjë, por sapo hyra në televizion hapa këto rrjetet sociale, facebook-un kryesisht, dhe më ka ardhur një mesazh njëherë dhe më ka thënë që: Unë ty të kam shumë inat, se ke ndikuar shumë keq tek e dashura ime, e cila do një jetë si tënden. Dhe unë nuk e kisha menduar këtë gjë ndonjëherë, sot jam më e kujdesshme në ato që postoj. Dhe kur e mora këtë mesazh u shokova. Unë nuk e kam bërë këtë me tendencë”, është shprehur Floriana Garo.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here