Flet autorja: Ja kush rikthehet në karrigen e opinionistit të ‘Big Brother’

22
Kliko per me shume info

Në prag të nisjes së edicionit të 9-të të “Big Brother”, kurioziteti është i madh duke qenë se pati edhe një vit mungesë. Siç është bërë me dije më herët në media, përgatitjet për këtë spektakël kanë nisur me kohë.

Dihet se do të rikthehet në drejtimin e tij prezantuesja e suksesshme Arbana Osmani, teksa autore sivjet është italiania Alessia Vessicchio që gjithashtu u rikthye në “Top” pas disa vitesh mugesë. Audicionet kanë nisur ndërsa është prezantuar edhe strategjia e re. Flitet se sivjet e gjithë loja do të jetë e fokusuar tek çiftet.

Kliko per me shume info

Po kush do të jetë opinionisti? Burimet tona na thanë se Arjan Konomi është parë këto kohë në korridoret e “Top Channel” dhe menjëherë menduam se ai do të rikthehej në këtë detyrë. Kujtojmë se Konomi ka qenë një nga opinionistët më të suksesshëm e më të dashur për publikun në edicionet e kaluara. Përgjigjen e morëm nga vetë autorja.

Në një prononcim ekskluziv për “who”, Alessia Vessicchio konfirmoi se Arjan Konomi i është bashkuar stafit të “Big Brother” por me një tjetër detyrë. “Arjan Konomi do të jetë kryeredaktori i “Big Brother”. Falë eksperiencës së tij prej gazetari dhe njohurive që ka për programin, jam e nderuar që e kam në skuadrën time”, tha autorja e reality-t. Pyetjes sonë se kush do të jetë sivjet opinionisti, Alessia iu përgjigj duke qeshur: “Tani po më kërkoni shumë! Do të jetë një surprizë por mund të them se nuk do të jetë vetëm një opinionist”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here