Fifa jep vendimin zyrtar: Kampionati Botëror me 48 kombëtare

FIFA jep vendimin zyrtar dhe përfundimtar për kampionatin Botëror të futbollit. Deklarohet se në këtë kompeticion do marrin pjesë 48 skuadra, jo 32.

Ky vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s mëngjesin e sotëm pas votimit në mënyrë unanime në Zyrih të Zvicrës.
Numri i ndeshjeve të turneut më të rëndësishëm në rang kombëtaresh do të rritet nga 64 ndeshje në 80 të tilla, ndërsa në Botërorin e vitit 2026 do të jenë 16 grupe me nga 3 skuadra secila, ku dy ekipet e para kualifikohen për 1/16 e finaleve.

LEXO EDHE:  Mourinho: Kritikët mezi presin humbjen time, janë gati të më vrasin!
Kliko per me shume info

Vendimi për të rritur numrin e ekipeve erdhi pas sugjerimit të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Sipas përllogaritjeve një Kupë bote me 48 ekipe, me 16 grupe me nga 3 ekipe për edicionin 2026, do te kushtoje 4,18 miliard dollarë ose 3,95 miliardë Euro kundrejt 3,54 mld dollarë për Botërorin e vitit 2018 në Rusi.

LEXO EDHE:  Lewandowski: Jemi në super-formë para sfidës me Realin

Shqipëria, shans për të debutuar edhe në Botëror
Shqipëria preku për herë të parë ëndrrën e luajtjes në skenën më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar verën e shkuar, duke u kualifikuar për herë të parë në histori në finalet e një Europiani. Por me zgjerimin e Botërorit të 2026-ës me 16 skuadra ekstra, kuqezinjtë do të kishin një shans të madh për të shkelur edhe në skenën e turneut më të rëndësishëm në planet.

LEXO EDHE:  Rivaldo këshillon: Neymar, largohu nga PSG!

Vendet e federatave të CONCACAF-it (Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja), janë favorite për të organizuar Botërorin e parë prej vitit 1994 (SHBA). Presidenti Infantino ka thënë se do të marrë parasysh edhe opsionin e zhvillimit të Botërorit në të tria vendet.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here