FIFA merr vendimin historik: Botërori me 48 finalistë

Kliko per me shume info

FIFA ka votuar unanimisht për të zgjeruar numrin e finalistëve të Kupës së Botës së vitit 2026 e në vazhdim.

Nëse deri më tani, këtë “status” arrinin ta fitonin vetëm 32 ekipe, presidenti i ri, Gianni Infantino, me propozimin e vet të fushatës zgjedhore, që ka hyrë në fuqi prej sot, në të ardhmen do të jenë hiç më pak se 48 ekipe. Formati i ri parashikon në fazën finale të kompeticionit më të madh botëror për kombëtaret e futbollit 16 grupe, të përbëra nga tri ekipe.

Kliko per me shume info

Reformën në fjalë e mbrojti me forcë, që nga emërimi i tij, presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino, megjithatë u kritikua nga disa “big” të futbollit botëror. Por, perspektiva e rritjes së ekspozimit të turneut, do të gjenerojë të ardhura shtesë dhe do t’u japë mundësinë më shumë vendeve për të qenë finalistë.

Nga zgjerimi i Kampionatit Europian, që nga ai i verës së kaluar në Francë, përfitoi edhe Shqipëria. Tashmë sytë e shqiptarëve janë nga Kupa e Botës 2026, për ta shkruar sërish historinë. E krijuar në vitin 1928 nga francezi Jules Rime, ky kompeticion ka përfshirë 13 pjesëmarrës finalist, fillimisht, për edicionin e pare, në vitin 1930. Që nga viti 1998, 32 kombëtare konkurrojnë në fazën finale të Botërorit (8 grupe me nga 4 skuadra), por ky format është i destinuar të zhduket. Pas “Rusia 2018” dhe “Katar 2022”, kjo skemë do të përfundojë dhe do të futet në fuqi formati me 48 finalistë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here