Fier, u kap me 22 doza kanabis, arrestohet 24-vjeçari (Emri)

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 24-vjeçar  pasi u kap me drogë. Burimet e policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Tauland Sinaj, banues në lagjen “Naftëtari” në Patos. Mësohet se 24-vjecari kishte qenë dhe më parë i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “5 shkurti”, pasi gjatë kontrollit fizik të tij iu gjetën dhe sekuestruan 22 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë

Kapet me 22 doza lëndë narkotike Cannabis Sattiva, arrestohet në flagrancë poseduesi. Specialsitët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Tauland Sinaj, 24 vjeç, banues në lagjen “Naftëtari” Patos. (I dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”). Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “5 Shkurti” Ballsh, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Djali denoncon në polici: U zhduk sapo zbriti në Rinas, çfarë ka ndodhur me motrën time

Një i ri  tre ditë më parë ka denoncuar zhdukjen e motrës ...