Fermerët shqiptarë alarmohen, pas lopëve vjen një tjetër virus

Pas dermatozës nodulare që përgjunji mjaft fermerë në vend për shkak të ngordhjes së lopëvë, një tjetër rrezik shfaqet në horizont për vendin. Bëhet fjalë për gripin e shpendëve, i cili sipas ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti gjendet shumë pranë vendit tonë.

Gjatë vizitës në një fermë pulash në Kavajë, Panariti deklaroi se është e nevojshme marrja e masave për parandalimin e futjes në Shqipëri të virusit të shpendëve.

“Kompleksi ku ne jemi sot zbaton me rigorozitet të lartë normat higjeno-sanitare, duke filluar që nga kontrolli në fermë, dezinfektimi etj, me qëllim shmangien dhe parandalimin e futjes së bakterieve apo mikrobeve të rrezikshme të mundshme.

Kjo është mjaft e rëndësishme, edhe për faktin se, ne jemi në gjëndje gatishmërie, pasi virusi i gripit të Shpendëve është mjaft afër. Ai qarkullon në Greqi, në Kroaci, në vendet e Ballkanit, por edhe të Bashkimit Evropian, ndërkohë ne po bëjmë ç’është e mundur për ta parandaluar. Dhe, e vetmja mënyrë, është marrja dhe zbatimi me rigorozitet i masave parandaluese, dezinfektimet dhe zbatimi i normave më të avancuara të teknologjisë së mbarështimit”, tha ai.

Sa i përket lopëve qe ngordhën nga dermatoza nodulare, Panariti tha se fermerët do të kompensohen në rastet kur kafshët kanë qenë të regjistruara dhe të vaksinuara. “Shumë shpejt do të bëjmë kompensimin e kafshëve të dëmtuara. Është bërë porosia në Danimarkë me kafshë të rracës, të përzgjedhura, të cilat janë edhe me cilësi rracore më të mirë sesa kafshët e dëmtuara dhe sipas një plani të hartuar mirë, do të bëjmë urgjentisht kompensimin për fermerët e dëmtuar.

Të gjitha kafshët e regjistruara si të dëmtuara nga kjo sëmundje, pra dermatoza, do të kompensohen kokë më kokë”, theksoi ministri. /Albeu.com/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Reagimi/ “Si do të dënohen pushtetarët e korruptuar nga ekspertët e SHBA-ve”

Avokati Spartak Ngjela në një postim të publikuar në rrjetin social  “Facebook” ...