Femra, këto janë pesë gjërat që e bëjnë mashkullin të çmendet pas jush

Trupi juaj nuk është gjithmonë një shkak përse një mashkull mund të çmendet pas jush. Sipas ekspertëve, ja 4 arsyet si ta bëni një mashkull për vete.
1. Buzëqeshni
Një ndër gjërat që meshkujt ju vënë re, sapo ju shohin është buzëqeshja juaj. Mesazhet që përcillni duke buzëqeshur janë shumë pozitive në lidhje me karakterin tuaj. Nuk ju kushton gjë të buzëqeshni dhe të mos jeni shumë serioze!
2. Sjellja juaj me të tjerët
Një faktor kryesor që ndikon në tërheqjen e një mashkulli ndaj jush, është sjellja juaj me njerëzit e tjerë. Intv.al shton se duhet të jeni të sjellshëm edhe me të tjerët, pasi tregon shumë për ju. Mos harroni se meshkujt, nuk i duan femrat egoiste dhe mos flirtoni ndërkohë që jeni me të.
3. Stili juaj
Për një mashkull ka rëndësi, edhe stili juaj, pra mënyra si prezantoheni me pamjen tuaj të jashtme me të tjerët. Mundohuni, të dukeni të pastra, të shëndetshme dhe mos të reflektoni idenë se nuk kujdeseni për veten tuaj. Thonjtë tuaj nuk është e nevojshme të jenë të dekoruara, por mjafton mos të duken të shkatërruara, pasi do dukeni sikur jeni të stresuara.
4. Ndiqni shakatë e tij
Nëse ai mundohet të bëjë shaka dhe vërtet e ndjeni se ju bën për të qeshur, mos hezitoni të qeshni. Intv.al shton se nuk duhet të qeshni me çdo gjë që ai thotë, pasi do dukeni sikur po qeshni vetëm për t’ja bërë qejfin.
5. Falenderoni
Nëse jeni diku me të dhe ju trajton shumë mirë, falenderojeni pasi do e bëni të ndihet i vlerësuar. Mos mendoni se e ka për detyrë për t’ju trajtuar mirë si femër, por bëni edhe ju pjesën tuaj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ditët e muajit kur femrat e duan më shumë seksin, kur janë të gatshme të tradhtojnë

Femrat lirojnë aromën, së cilës meshkujt nuk mund t’i rezistojnë, por edhe ...