Fëmija nga Tirana humb rrugën, policia i vjen në ndihmë (Video)

30
Kliko per me shume info

Një djalë i vogël nga Tirana për shkak të kushteve të këqija të motit ka humbur rrugën për në shtëpi. Në ndihmë atij i ka ardhur policia e qytetit.

Në një video të postuar në faqen e Policisë së Shtetit, patrulla e përgjithshme merr djalin në automjet për ta dërguar në shtëpi.

Kliko per me shume info

“A je ngrohtë këtu, se ti je bërë ujë,” thotë njëri nga policët.
“Po, a do të më dërgosh në shtëpi?” e pyet i mituri.
“Po, po drejt e tek shtëpia do të të çoj”.

Gjithashtu në pamjet filmike duket që pasi policët sigurohen që djalin e lënë në shtëpinë e tij, këshillojnë të ëmën e tij mos t’i lërë fëmijët jashtë se është ftohtë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here