Burgjet nuk lejojnë Fatos Gurakuqin në varrimin e djalit 12 vjeçar

Drejtoria e burgjeve i ka refuzuar lejen të dënuarit Fatos Gurakuqi per të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit 12 vjeçar që u mbyt dje në rezervuarin e Mëzezit. Refuzimi vjen për shkak se Fatos Gurakuqi është dënuar me 10 vjet për dhunë seksuale ndaj vajzës së tij 15 vjeçare.
Sipas burgjeve, për arsye sigurie i është refuzuar kërkesa për leje, Fatos Gurakuqit që të marrë pjesë në varrimin e djalit 12 vjeçar, i cili gjeti vdekjen pas thyerjes së akullit mbi të cilin po rrëshkiste në rezervuarin e Mëzezit në Tiranë.

Për shkak se Gurakuqi është dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me të bijën, ekziston rreziku i ndonjë hakmarrje ndaj tij dhe për këtë fakt nuk mund t’i jepet leja.

I dënuari që ndodhet i izoluar në një burg të sigurisë së zakonshme, ka kërcënuar nëse nuk i jepet leja do të vetvritet. Këtij kërcënimi, mësohet se i janë përgjigjur administrata e burgut, e cila e ka vendosur Fatos Gurakuqin nën monitorin 24 orë.
Fatos Gurakuqi, fajtor nga gjykata me akuzën e kryerjes së marrëdhnie seksuale me dhunë me vajzën e tij 15 vjeçare. Vajzë kjo që i shpëtoi mbytjes në ujë mesditën e së mërkurës, edhe pse kishte hyrë në ujë për të shpëtuar vëllan e vogël, i cili gjeti vdekjen. 12 veçari, po luante mbi akull në rezervuarin e Mëzezit kur u thye akulli dhe ra brenda në ujë. Trupi i tij, u nxorr disa orë më pas nga polumbarët e RENEA-s. Ceremonia mortore, e varrimit të djalit 12 vjeçar, mësohet se ëzhtë zhvilluar nga familjarët e tij këtu në Tiranë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kuvendi voton dekretet për katër ministrat e rinj të Qeverisë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e kësaj të enjteje ministrat ...