“Mallkimi”, familjarët refuzojnë trupin e vrasësit të ambasadorit rus në Turqi

Familjarët nuk kanë pranuar trupin e vrasësit të ambasadorit rus në Turqi.

Trupi i policit do të prehet në varrezat e bashkisë, pasi asnjë nga të afërmit e tij nuk u paraqit për t’a tërhequr. Sipas rregullave trupi tërhiqet brenda 15 ditësh, përndryshe ai varroset nga bashkia.

Më 19 dhjetor, 22-vjeçari Mevlut Mert Altintas qëlloi për vdekje Andrey Karlov, ndërkohë që diplomati po mbante fjalim në një galeri arti në Ankara.

Altintas u qëllua më pas nga forcat e policisë pas shkëmbimit të zjarrit.

Nga hetimet e policisë turke deri tani ka rezultuar se ai është i lidhur me organizatën e Fetullah Gulen, që sipas autoriteteve turke qëndron pas grushtit t shtetit të organizuar më 15 korrik.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E rëndë, shkrumbohet nga flakët stadiumi i klubit të njohur të futbollit

Një ditë më parë, stadium i klubit të njohur kinez Shanghai Shenhua ...