Largim i bujshëm nga Juventusi?

Sport

Patrice Evra mund t’i jap lamtumirën Juventusit dhe të rikthehet te Manchester United.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka humbur vendin në formacionin e ‘Zonjës së Vjetër’ dhe është duke e shqyrtuar mundësinë që të largohet nga Italia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç njofton portali Goal, Evra mund të kthehet te Manchester United, skuadër nga e cila është larguar në vitin 2014 për t’iu bashkuar kampionëve të Serie A.

Zërat për një rikthim të tij në ‘Old Trafford’ i ka përhapur Rio Ferdinand ku përmes një postimi në Instagram i ka bërë pyetje francezit nëse do t’i bashkohet Unitedit.

Evra ka luajtur vetëm në gjashtë ndeshje me Juventusin këtë sezon.

ME TE LEXUARAT