E gjithë Europa “ngrin” nga i ftohti

Ngrica dhe temperaturat e ulëta kanë paralizuar mbarë Europën. Autoritetet e emergjencave civile janë vënë në gatishmëri maksimale, pasi reshjet e dëborës kanë bllokuar krejtësisht qytetet, madje në disa vende janë regjistruar edhe viktima.

Thuajse e gjithë Italia është e zhytur në dëborë. Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit në vendin fqinj, disa prej tyre persona në varfëri të skajshme dhe të pastrehë. Ngrica ka vështirësuar ndjeshëm transportin. Dëbora ka zbardhur edhe zonat e gjunjëzuara nga tërmeti.

Në 24 orët e fundit viktima janë regjistruar edhe në Europën Lindore. 5 persona u gjetën të pajetë në Poloni, 5 të tjerë në Ukrainë. Në Rumani ekipet e emergjencave shpëtuan rreth 90 persona të bllokuar në rrugë.

Në Finlandë temperaturat pritet të arrijnë deri në – 40 gradë celcius. Në Ballkan, reshje të dendura dëbore u regjistruan në Bosnje Hercegovinë, ku termometri pritet të shkojë deri në – 26 gradë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shpërthen depoja me raketa, skena si Gërdeci në Ukrainë

Sipas raportimeve te fundit, një depo me rreth 138 mijë ton municione ...