Ja si u la në qeli i riu që u vetëvra brenda burgut të Rrogozhinës

I riu Estref Halili, i cili i dha fund jetës në Burgun e Rrogozhinës duke u vetëvarur në momentin e arrestimit ishte në liri me kusht.
Sipas vendimit te Gjykatës së Apelit të Vlorës, e cila në qershor të vitit 2014 e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg 22-vjeçarin, pasi ishte shpallur fajtor për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Por me 23 Dhjetor 2016, Halili u arrestua nga policia pasi në mjetin e tij tip Wolksvagen iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe një thikë.
Duke patur parasysh duke faktin se viktima ishte përsëritës dhe dyshimet se ai ishte autor në një grabitje, organi i akuzës pavarësisht sasisë së vogël të lëndës narkotike ka kërkuar për të masën “arrest me burg”, e cila është pranuar nga gjykata.
Pak kohë me parë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka propozuar ndryshime në Kodin Penal, të cilat do të kategorizojnë dënimet sipas sasisë së lëndës narkotike që u kapen individëve. Aktualisht drafti është duke u shqyrtuar ne komision të Ligjeve./oranews

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Naftëtarët në Fier në protestë kundër transferimit në Ballsh

Një protestë është nisur sërish nga punëtorët e e rafinerisë së naftës ...