Erkand Qerimaj e Elez Gjoza, sherr edhe në mortin e legjendës Ymer Pampuri

Sport

Komuniteti i peshëngritjes dhe i sportit në përgjithësi, i ka dhënë mesditën e së enjtes, lamtumirën, kampionit më të madh të historisë së sportit shqiptar, Ymer Pampurit, i ndarë nga jeta një ditë më parë.

Ndërkohë që në këto momente sporti i peshëngritjes është në një pikë kritike, ku Federata ka një debat të hapur me sportistët dhe kryesisht Erkand Qerimaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të pranishëm në ceremoninë mortore, nuk kanë munguar akuzat e sportistëve ndaj presidentit të Federatës Elez Gjoza.

Ata pretendojnë se as abuzimet me njerëz të pashkollë që ka vënë trajnerë të kombëtares, as lekët e sportistëve me të cilat bën turizëm nëpër botë nuk i ndalojnë që të flasin.

ME TE LEXUARAT