Epidemia e gripit, Beqaj: Situata mund të përkeqësohet!

40
Kliko per me shume info

Epidemia e gripit qe ka përfshire te gjithë vendin është vetëm ne fillimet e saj. Situata pritet te përkeqësohet duke prekur te tjerë persona.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ne nje interviste per Vizion Plus nuk përjashton mundësinë e nje tjetër pezullimi ne shkolla. Megjithatë Beqaj deklaron se  ky vendim do te merret ne varësi te situatës gripale.

Kliko per me shume info

Ministri i Shëndetësisë thekson se kjo nuk është nje gjendje e jashtëzakonshme, pasi me te tilla epidemi vendi është përballur edhe vite me pare.

Pas mbylljes se shkollave qe ndodh per here te pare ne nje epidemi gripale, ministri i shëndetësisë ka firmosur nje tjetër urdhër per përballimin e situatës.

Mjeket e qendrave shëndetësore ne gjithë vendin do te jene ne pune edhe te dielave. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur shpërndarjen e 93 mije dozave te vaksinave, e cila do te aplikohet falas per popullatën.

Por a jep efekte vaksina ne pikun e epidemisë? Mbi 16 mije raste ne jave raportohen te prekur nga gripi. Vetëm ne qendrat shëndetësore te Tiranës raportohen rreth 600 vizita ne dite, kryesisht fëmije.

Specialistet dhe mjeket infeskioniste i bëjnë apel popullatës te respektojnë masat për parandalimin e virusit te gripit. Sipas Institutit te Shëndetit Publik deri tani nuk raportohen raste te renda dhe as viktima nga gripi i tipi A, qe ka përfshire te gjithë Europen.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here