Eni Çobani rrëfehet: Kalova periudhë të vështirë me djalin, burri im “tipik shqiptar!

Showbiz

Pas 5 vitesh si ndërmjetëse e emisionit “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani thotë se jeta e saj ka ndryshuar krejtësisht.

Pas një përvoje të gjatë ndërmjetësimi në çështje delikate, ku drejtësia nuk është e thjeshtë për t’u peshuar, ajo u shpreh në “Tek Unë” në IN Tv, se tani ndihet si një njeri tjetër. Por nuk ka qenë e thjeshtë për të të ishte vazhdimisht në lëvizje në rrethe të ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Ajo e përshkruan marrëdhënien me të shoqin si një pikë të fortë mbështetjeje, por nga ana tjetër, thotë se ai, sikurse djali i tyre, do të donte që ajo të kalonte më shumë kohë me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bashkëshorti im është një burrë tipik shqiptar. Natyrisht, kërkon edhe ai që bashkëshortja të jetë më prezente, ta gjejë këmishën e hekurosur, gjellën të ngrohtë.”, dhe shton me shaka: ”Këmishën e gjen të hekurosur, gjellën e ngrohtë nuk ia bëj dot, sepse i duhet ta ngrohë vetë.”

Eni Çobani thotë se atij shpeshherë i dhimbset, sepse siç e shpjegon “askujt nuk i pëlqen të shohë gruan që brenda të njëjtës ditë, udhëton në disa rrethe të Shqipërisë” dhe madje ndonjëherë, nuk arrin të ¡ejë në shtëpinë e saj. Sidoqoftë është puna e saj, dhe ai e mirëkupton.

“Ai është shumë komunikues dhe i mirëkuptueshëm. Nuk mund të themi që jemi familja e përsosur, pa probleme, sepse çdo familje ka problemet e veta, por ka qenë gjithmonë shumë mbështetës, nuk i ka vënë asnjëherë në diskutim zgjedhjet e mia.”Ai që nuk e ka pasur të thjeshtë ka qenë i biri adoleshent.

Gjithnjë shumë e ngarkuar me studimin e rasteve të veçanta që paraqiten tek “E Diela Shqiptare”, Çobani tregon se ka kaluar një periudhë të vështirë me të birin, Aldin, i cili është ende adoleshent. Ajo tha se ai që ka vuajtur me shumë është i biri, sepse ajo s’ka pasur mundësinë t’i rrijë pranë.

“Gjatë këtij 5 vjeçari në televizion, im bir pati periudhën më të vështirë, adoleshencën. Kur nisa ai ishte 13 vjeç, dhe më mbante qëndrim të fortë.”, u shpreh ajo, “Koston më të lartë e ka paguar ai.”

Megjithatë, me kalimin e kohës, Albi ka nisur ta kuptojë punën e saj, madje është shpeshherë në prapaskenën e “Shihemi në Gjyq”. Fotot që poston Eni Çobani në Instagram, ia shkrep i biri./Anabel/

ME TE LEXUARAT