Emri/ Rrëshqiti në akull, humb jetën 80-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Një 80-vjeçar vjeçar ka humbur jetën sot në Vlorë, pasi kishte rrëshqitur në oborrin e shtëpisë të mbuluar nga akulli duke pësuar dëmtime në trup.

Bëhet e ditur se viktima është shtetasi Tasin Llanaj, i cili ndodhej në spital që prej datës 5 janar, ditë kur edhe kishte rrëshqitur në oborr por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë sot.

Mjekët kanë shtuar se Llanaj ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra nga rënia. Deri tani 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit dhe ngricave.

ME TE LEXUARAT