Emigrantët në Itali i vënë zjarrin kampit, bllokojnë punonjësit socialë

Në një qendër refugjatësh në Venecia, një grup aziklkërkuesish i kanë vënë zjarrin objekteve duke bllokuar brenda zyrave punonjësit socialë.
Media RT shkruan se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku rreth 25 punonjës social u bllokuan brenda zyrave, pasi emigrantët i vunë zjarrin objekteve në kamp. Gjithashtu edhe energjia elektrike u ndërpre nga ata.
Forcat speciale të policisë dhe të sigurisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes duke vënë nën kontroll situatën.
Fatmirësisht asnjë nga punonjësit në kamp nuk mbeti i plagosur.
Trazirat në kamp shpërthyen pasi një emigrante 25 vjeçare nga Bregu i Fildishte, identifikuar si Sandrine Bakayoko ndërroi jetë në kamp. Ajo u gjet pa ndjenja në banjo dhe dyshohet se vdiq për shkak të vonësës për ndihmë mjekësore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

‘’Putin po përgatit kaos në Ballkan’’

Putin, sipas një studimi të fundit nga Agjensia private e inteligjencës Stratfor, ...