Emergjencat civile reagojnë për reshjet e dëborës: Ngrica në rrugë, në këto akse duhet të lëvizni me zinxhirë

Aktualitet

Reshjet e dëborës kanë mbuluar zonat malore që nga dita e djeshme, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Me intensitet të ulët dëbora ka filluar në Qarkun Kukës dhe Shkodër mbrëmjen e kaluar, por temperaturat nën zero kanë sjellë edhe ngrica në rrugë.

Kjo situatë është bërë alarmante, duke bërë që Emergjencat Civile të reagojnë duke publikuar një sërë masash, ndërsa udhëzojnë drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore.

Fushe Arrëz – Iballë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak

Qafë Mali – Fierzë

Bajram Curri – Valbonë

Kukës – Qafë Shllak

Tunel i Kalimashit – Morinë.

Aktualisht janë vështirësisht të kalueshme keto segmente rrugore nga dëbora, dhe po punohet për hapjen e tyre:

Qafë Mali – Dardhë, në zonën e Pukës

Qafë Thore – Theth, në zonën e Malësisë së Madhe

Tamarë – Vermosh

Bushtricë, Kukës – Kala e Dodës, Dibër.

Trashësia e dëborës në këto akse shkon nga 20 cm deri në 50 cm.

Prezencë dëbore ka edhe në “Rrugën e Kombit” ku mësohet se po punojnë borëpastrueset.

Komisionet e Emergjencave Civile në Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile në MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse në terren.

ME TE LEXUARAT