Elbasan, vetëdigjet me benzinë 69-vjeçari, fqinjët: Humbi pronën në gjyq

Një 69-vjeçar ne Elbasan ka tentuar t’i japë fund jetës këtë të martë duke u vetëdjegur me benzinë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku 69-vjeçari me inicialet Xh.T i ka vënë flakën vetes në oborrin e shtëpisë.

Fqinjët kane thene se shkak për aktin ekstrem është bërë një vendim gjykate për prishjen e shtëpisë.

Mësohet, 69-vjeçari ishte në proces gjyqësor për çështje pronësie, por duket se vendimi i gjykatës nuk ka qenë në favorin e tij.

Ai jetonte vetëm me bashkëshorten, e cila ka thirrur fqinjët për ndihmë në momentin që ka parë burrin të përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë autoambulanca, e cila bëri transportimin e tij drejt spitalit të Tiranës, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

‘’FOREST’’, sekuestrohet gomonia me 900 kg kanabis në Vlorë, pranga 6 personave

Policia kufitare e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “FOREST”, duke sekuestruar ...