Çfarë ndodhi midis Mjekësit dhe Kuqanit, Emergjencat Civile sqarojnë lëkundjet ‘misterioze’ në Elbasan

11
Kliko per me shume info

Emergjencat Civile në Prefekturën e Elbasanit kanë sqaruar të vërtetën e lëkundjeve misterioze të tokës gjatë gjithë ditës së premte, që vunë në panik gjithë qytetin.
Banorët shumë të shqetësuar kërkuan shpjegime se çfarë po ndodhte, nga Instituti i Sizmologjisë nuk kishte asnjë të dhënë për lëkundje sizmike, por sot shefi i zyrës EC, Mustafa Arapi tha se bëhet fjalë për disa tërmete.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan janë rregjistruar 7 lëkundje të lehta të tokës. Lëkundja më e fortë ka qenë 3,6 ballë në Jug të Elbasanit në zonën midis Mjekësit dhe Kuqanit. Nuk ka dëme materiale. Nga lëkundjet është krijuar panik pasi kanë qenë të shpeshta”,- sqaroi ai.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here