Studimet tregojnë, ja efektet e fesë në trurin tuaj

Studimet flasin për efektet e fesë në trurin e njeriut. Shkencëtarët nga Universiteti Utah shprehen se përvojat fetare kanë efekte të njëjta në tru si marrja e drogës. Ata përdorën skanime MRI për të monitoruar aktivitetin e trurit të 19 mormonëve të devotshëm, përderisa kryenin një sërë detyrash duke përfshirë pushimin, duke shikuar një njoftim të kishës rreth raporteve financiare, duke u lutur, duke lexuar citate nga udhëheqës fetarë dhe duke lexuar Biblën.
Hulumtuesit në veçanti zgjodhën mormonët e rinj – shtatë gra dhe 12 burra – të cilët kishin bërë punë misionare të besimit të tyre për dy vjet,
Gjatë detyrave pjesëmarrësve iu kërkua që të shtypnin një buton sa herë që “ndjenin shpirtin”. Kur u studiuan skanimet e trurit, hulumtuesit gjetën se disa zona të veçanta në tru ishin më aktive kur pjesëmarrësit raportuan mendime shpirtërore.
Këto zona janë zonat e njëjta të cilat aktivizohen kur dëgjohet muzikë, kur ka ndjenja dashurie ose kur merret drogë. Dr. Jeffrey Anderson, neuroradiologu që udhëhoqi këtë studim, tha për CNN: “Këto janë zonat e trurit të cilat duket se janë të përfshira në përvojat fetare dhe shpirtërore”.
“Miliarda njerëz marrin vendime të rëndësishme në jetë bazuar në përvojat fetare dhe ndjenjat shpirtërore. Është një nga ndikimet më të mëdha në sjelljen tonë shoqërore”, tha ai.
“Por ende dimë shumë pak rreth asaj se çfarë ndodh në të vërtetë në tru gjatë këtyre përvojave. Është thjeshtë një pyetje thelbësore që ka nevojë për më shumë studim”, shtoi ai.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ja defektet e juaja sipas shenjës së horoskopit

Astrologët në artikulline radhës kanë folur për defektet që ka secila shenjë. ...