Moti i keq në vend/ Bora bllokon veriun, ja zonat më problematike

Aktualitet

Dëbora vazhdon të jetë problematike në zonat e thella malore, ndërsa rrugët kombëtare në Kukës dhe Has janë të kalueshme pa zinxhirë.

Në bashkinë e Kukësit është e bllokuar Njësia Administrative Arrën me të gjitha fshatrat. Është e bllokuar fshati Turaj e Njësia Adminstrative Topojan. Është e bllokuar fshati Shtrezë e Njësia Adminstrative Shishtavec. Është e bllokuar fshati Nimçe e Njësia Adminstrative Zapod.Po punohet për hapjen e rrugës për lidhjen e fshatrave me qendrën.

Në bashkinë e Tropojës janë të lidhura të gjitha Njësitë Administrative me Qendrën.

Të bllokuara janë fshatrat Curraj i Epërm, Salcë, Palcë e Gjonpepaj të NjA Lekbibaj, Treshnjevë, Papaj, Gegaj të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të bllokuara janë edhe fshatrat Lëkurtaj e Selimaj të Njësisë Administrative Bujan.Po punohet për hapjen e rrugëve për lidhjen e fshatrave me qendrën.Aktualisht është furnizuar i gjithë Qarku me energji elektrike me përjashtim të fshatrave Visoç e Berishë të NjA Bytyq, pjesë të Bashkisë Tropojë.

ME TE LEXUARAT