E rëndë në Burrel, tritol në derën e shtëpisë së mësuesit(Emri)

Aktualitet

Policia e Burrelit ka gjetur një pako me tritol në derën e një banese. Policia është njoftuar rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm se në lagjen “Partizani” të qytetit të Burrelit, në katin e 5 të një pallati, tek zgara prej hekuri që ndan shkallën është një pako e dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë pas njoftimit, policia është nisur për në vendngjarje ku është konstatuar një pako e dyshuar më lëndë plasëse e llojit tritol e vendosur në zgarën e hekurt që ndan shkallën në afërsi të derës së banesës së Avni Canametit 56 vjeç, banues në Burrel, i cili punon si mësues në shkollën 9-vjecare të qytetit.

Lënda plasëse e llojit tritol nuk ka shpërthyer. Grupi hetimor ka bërë menjëherë çaktivizimin e pakos me tritol

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

me peshë 200 gram, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit që ka kryer këtë akt.

ME TE LEXUARAT