E rëndë/ Konsumuan heroinë, ja gjendja tronditëse e këtyre njerëzve(Foto +18)

Soft

Droga padyshim është shkatërrimtare! Këtë e tregon më së miri albumi fotografik për njerëzit të cilët kanë konsumuar heroinë për një kohë të gjatë.

Pamjet janë fotografuar në Rusi dhe të gjithë këta persona që shikoni më poshtë janë konsumues që kanë krijuar varësi. Emanuele Satolli është fotografi, i cili ka arritur të dëshmojë efektet e tmerrshme të drogës Krokodil, e cila është një lloj heroine e lirë dhe që shpërndahet kudo në Rusi.

Ka marrë emrin Krokodil jo për shkak të shpejtësisë në veprim, por për shkak të efekteve të tmerrshme dhe që të marrin shpirtin pak nga pak, shkruan “The Sun”. Droga e kthen në jeshile lëkurën e përdoruesit dhe zona në të cilën injektohet nis të çahet avash-avash. Sergey Agalakov, një ekspert narkotik dhe psikolog thotë se: “Një njeri shndërrohet në zombi, me të çara në të gjithë trupin dhe mishin që i kalbet, duke u qelbur era”.

Përbërësi aktiv quhet codeine, i cili gatuhet në një tigan nga përdoruesi, acidi hidroklorik dhe fosfori i kuq, të cilët përzihen bashkë pasi shndërrohen në formë lëngu dhe më pas kalojnë në shiringë e në trupin e njeriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT