E mërkura tragjike, katër viktima brenda ditës nga moti i keq në Shqipëri

Kliko per me shume info

Në rezervuarin e Mëzezit, në periferi të Tiranës, një 12-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt teksa luante me një bukëpeshku mbi akullin që u thye.

Në përpjekje të dëshpëruar, në ujërat e ftohta u fut për ta shpëtuar e motra e tij. Kjo e fundit shpëtoi nga vdekja e sigurt vetëm nga ndërhyrja e një banori lokal. Ndërkohë, trupi i fëmijës u nxorr disa orë më pas nga polumbarët e RENEA-s.

Kliko per me shume info

Por e mërkura pati një bilanc tragjik viktimash të lidhur me klimën e ftohtë polare që kambërthyer prej fillimit të vitit vendin.

Në fshatin Petovë të Fierit një 40-vjeçar humbi jetën po në një rezervuar uji. Bariu Hajredin Xhelo provoi të qëndronte mbi sipërfaqen e ngrirë të ujit, por akulli u thye duke e zhytur në ujë.

Ndërkohë, në Durrës një grua 68-vjeçare u gjet e vdekur në banesën e saj. E moshuara, e cila vuante nga një sëmundje kronike, jetonte vetëm në një shtëpi në lagjen 12, pranë Pallatit të Sportit. Dyshohet se shkak për vdekjen është bërë i ftohti.

Edhe në Pogradec një 38-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen numër 4 të qytetit liqenor. Anastas Shuke, i cili jetonte i vetëm u gjet i pajetë nga disa të afërm.

Sipas të dhënave, ai vuante nga skicofrenia dhe jetonte i vetëm pas vdekjes së dy prindërve të tij. Në dhomën ku u gjet trupi i pajetë mungonte ngrohja, çka ka ngritur dyshimin se vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e të ftohtit.

Rasti i fundit i bilancit, që vetëm të mërkurën dyfishoi numrin në shkallë kombëtare të viktimave nga temperaturat nën zero./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here