Durrës, arrestohet 30-vjecari që dhunoi policin rrugor

Një person është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi ka kundërshtuar dhe dhunuar një efektiv të policisë rrugore.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se është se shtetasi Marjus Dalipi ka goditur Punonjësin e Policisë të Qarkullimit Rrugor E.K., ndërsa vëllai i tij, shtetasi A.D. ka kundërshtuar punonjësin e policisë për ta shoqëruar në ambientet e Komisariatit.

Kliko per me shume info

“Punonjësi i Qarkullimit, në zbatim të procedurave ligjore i ka vendosur masë administrative, e cila është kundërshtuar nga shtetasit e mësipërm, duke fyer dhe goditur më pas punonjësin e policisë”informon policia.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 30-vjeçarit Marjus Dalipit, ndërsa ka filluar procedim në gjendje të lirë për të vëllanë, A.D 26 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” në bashkëpunim.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here