Shfrytëzonte 3 të mitura për prostitucion, pranga tutorit nga Durrësi(Emri)

Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar pasi akuzohej se shfrytëzonte tre mitura për prostitucion. Mësohet se shtetasi, Gentian Gaxha, banues në qytetin bregdetar, u kap në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion adoleshentet me inicialet S.P., B.A., dhe K.Xh. të treja 17 vjeçe, kundrejt pagesës.
Në vijim të hetimeve dhe në bashkëpunim me Prokurorinë filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të një prej të miturave, konkretisht K.Xh. 17 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”.
Sakaq, policia po vijon punën hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tenton tu japë rryshfet policëve, arrestohet shoferi i trajlerit në Peqin

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi ti jepte para punonjësit të ...