Duma: Hasi tërësisht i bllokuar, pa rrugë, pa drita pa ujë të pishëm

Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rëndë ku ndodhet i gjithë rrethi i Hasit.

Deklarata e Grida Dumes:
Partia Demokratike shpreh shqetësimin për gjendjen e rëndë ku ndodhet i gjithë rrethi i Hasit.

Kliko per me shume info

Të dhënat tona tregojnë se prej dje, i gjithë rrethi është izoluar, të gjitha rrugët janë të bllokuara, dhe nga dje nuk ka drita, as ujë të pishëm.

LEXO EDHE:  Reagon Jozefina Topalli: S’kam nevojë për asnjë karrige, dje e premte e zezë për PD-në

Raportohet se mungojnë absolutisht ndërhyrjet qeveritare dhe banorët e kanë të pamundur të komunikojnë apo të marrin ndihma.

Ndërkohë, kësaj gjendje i shtohet edhe epidemia e gripit, dhe banorët e rrethit të Hasit e kanë të pamundur të marrin ndihmë shëndetësore.

Trashësia e dëborës shkon nga 50 centimetra, deri në 1 metër e gjysëm në shumë zona.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndërhyjë menjëherë dhe tu vijë në ndihmë banorëve të rrehit të Hasit.

LEXO EDHE:  Deputeti reagon pas raportit të DASH: Rama po fundos vendin!

Ne do të raportojmë sot në mënyrë periodike për situatën në zonat më të goditura nga moti i keq, me besimin se do tu vijmë në ndihmë banorëve.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here