Recata për duhanpirësit, ja si të pastroni mushkëritë

Soft

pijeeeeeGjëja më e mirë që mund të bëjë një duhanpirës, është të lërë duhanin.

Gjithsesi, nëse nuk mund ta bëjë dot këtë, këshillohet të paktën të konsumojë ushqime që pastrojnë mushkëritë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qepë, hudhër, kurkuma, ginger, lini, janë ushqime që parandalojnë sëmundjet malinje.

Kurkuma është e pasur me anti oksidantë, lini është i pasur me omega-3 dhe parandalon kancerin, gingeri është antibakterial, po ashtu edhe hudhra e qepët. (Kurkuma është një bimë që i përket familjes së xhenxhefilit dhe rritet në Azinë Jugore. Kurkuma, apo shafrani i Indisë ka mbi 2500 vjet që përdoret në Indi si ilaç, por edhe për gatim dhe për ngjyrosje). (Ginger ose xhenxhefili është bimë tropikale.

Rrënja e tij ka një erë të këndshme, kurse shija është e ëmbël pikante dhe shumë e freskët. Mund të përdoret si çaj, si vaj eterik, si mëlmesë, apo të hahet i freskët. Dhe ajo qe është me e rëndësishmja xhenxhefili nuk ka asnjë efekt anësor). Receta e këtij lëngu: 1 kg qepë 1 litër ujë 400 gramë sheqer ngjyrë kafeje 2 lugë çaji me kurkuma 1 rrënjë e vogël gingeri e qëruar 50 ml vaj lini

Si fillim hidhni sheqerin në ujë dhe vendoseni në zjarr. Shtoni qepët të cilat duhet të jenë të qëruara dhe të ndara në katër pjesë, më pas shtoni gingerin dhe kurkumën.

Kur të fillojë të ziejë, ulni shpejtësinë e zjarrit. Ziejeni ngadalë derisa e gjithë masa të përgjysmohet duke e përzier herë pas here. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht.

Pasi të jetë ftohur shtoni sasinë e sipërshkruar të vajit të linit dhe përziejeni mirë. Ruajeni në një kavanoz qelqi të mbyllur mirë, në frigorifer.

Konsumoni 2 lugë gjelle nga kjo recetë çdo mëngjes esëll sapo zgjoheni, po ashtu edhe 2 lugë gjelle në mbrëmje para se të flini. Kjo do të ndihmojë në pastrimin e mushkërive dhe parandalimin e sëmundjeve që shkakton duhanpirja.

ME TE LEXUARAT