Keni duar dhe këmbë të ftohta? Mos e anashkaloni! Ja ngase vuani

Kliko per me shume info

Shumë njerëz kanë duar dhe këmbë të ftohta gjatë gjithë kohës. Disa fajësojnë motin e ftohtë apo luhatjet në temperaturën e organeve, por egzistojnë shkaqe të tjera për shpjegimin e kësaj.
Mund të mos jetë asgjë serioze, por ndoshta ju vuani nga ndonjë sëmundje, ndaj mos hezitoni të shkoni tek mjeku.
Qarkullimi i dobët

Kur njerëzit pyesin “pse duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta ‘, një nga përgjigjet më të zakonshme është qarkullim dobët i gjakut.

Kliko per me shume info

Kjo mund të ndodhë si rezultat i një jetese jo të shëndetshme dhe pirja e tepërt e duhanit, e cila shkakton ngushtim në enët e gjakut dhe kjo redukton rrjedhën e gjakut në gjymtyrë.

Sëmundje Raynaud-së

Pavarësisht nga natyra e saj relativisht e panjohur, sëmundja Raynaud-së prek 10 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe 90% e tyre janë femra.

Enët e gjakut në duar dhe këmbë reagojnë negativisht ndaj temperaturave të ulta apo të stresit, gjë e cila sjell kufizimin e furnizimit me gjak në të gjithë trupin. Një tjetër simptomë e kësaj mund të jetë ngjyra e zbehtë ose e errët në duart dhe këmbët tuaja.

Anemia

Anemia shkakton lodhje, zbehje të lëkurës, së bashku me duart dhe këmbët e ftohta. Kjo shpesh ndodh si rezultat i mungesës së hekurit. Anemia shpesh mund të çojë në sëmundje Raynaud-së në qoftë se nuk diagnostikohet.

Diabeti

Diabeti mund të jetë një shkas kryesor për duart dhe këmbët e ftohta, një kombinim i qarkullimit të dobët dhe presionit të lartë të gjakut e bëjnë të vështirë që gjaku të arrijë në gjymtyrët tuaja.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here