Tiranë, katër shpërndarës droge në pranga, sekuestrohen 60 kilogramë kanabis

Aktualitet
Tiranë, katër shpërndarës droge në pranga, sekuestrohen

Policia e Tiranes njoftoi diten e sotme finalizimin e operacionin "Snow men" gjate te cilit kane rene ne pranga kater persona dhe jane sekuestruar rreth 60 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.


Aksioni Snow Men by agjencialetraal

Policia beri me dije se më datë 12.01.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Snow men", ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

• Ylber Gega, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë.

• Ylber Zllami, 36 vjeç, banues në Tiranë.

• Albert Ajdini, 27 vjeç, banues në Tiranë.

• Leonard Çela, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Burimet zyrtare thane se shtetasit e arrestuar, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndës së dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në afërsi të autostradës Tiranë - Durrës pranë fshatit Domje, Qaf Kashari, shinat e trenit etj.

Në bazë të informacioneve që disponoheshin, për këta shtetas se do bënin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në zonën e Domjes pranë autostradës Tiranë - Durrës, janë organizuar shërbimet me qëllim kapjen ne flagrance te këtyre shtetasve, ku më konkretisht:

Janë konstatuar dy automjete, një "Ford" dhe një "Opel", të cilat kanë ndaluar pranë njëra tjetrës me disa persona në brendësi të tyre, e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit. Menjëherë është bërë nderhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërm, ku janë gjetur 6 thasë të zinjë me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip "Ford".

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

- 58 kilogram e 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë Cannabis Sattiva

- 2 automjete (Ford dhe Opel)

- 6 aparate telefonik celular të markave të ndryshme

Materialet proceduriale i'u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të " Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT