Kapet 44 kg drogë në banesë, pranga të riut në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë të mundur zbulimin e rreth 44 kilogramëve kanabis, ndërsa ka arrestuar edhe një person.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ka rënë 28 – vjeçari Refik Gjoka.

Arrestimi i tij erdhi pasi gjatë kontrollit në automjetin “Opel”, Gjokës iu gjet një sasi kanabisi.

Më pas, nga kontrolli i ushtruar në banesë, policia gjeti edhe një sasi tjetër droge, e ndarë në 13 thasë dhe qese plasmasi.

Në total droga e gjetur ishte rreth 44 kilogramë, e cila u sekuestrua nga policia së bashku me automjetin e 28 – vjeçarit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen detaje të reja nga krimi në Greqi, në shtëpinë ku u vra çifti i shqiptarëve

Media greke Protothema.gr ka arritur që të hyjë në shtëpinë ku u ...