"Nata e Ftohtë", kapet grupi që shiste drogë te Qyteti Studenti, kush janë 5 të arrestuarit

Aktualitet

Policia njoftoi finalizimin e operacionit "Nata e Ftohtë". Jane vene ne pranga 5 persona qe shpërndanin lëndë narkotike.

Burimet zyrtare thane se më datë 07.01.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- Klajdi Llapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

- Dorian Rapushaj , 21 vjeç, banues në Tiranë

- Marin Tona, 20 vjeç, banues në Tiranë

- Devi Hajro, 19 vjeç, banues në Tiranë

- Nimert Hoxhaj, 19 vjeç, banues në Tiranë

Sipas policise, arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohej se shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e "Qytetit Studenti" në rrugën "Budi".

Burimet zyrtare thane se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qera janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva e ndarë në procione gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

• 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.

• Dy telefona të markës Iphone 4.

• Disa qese farmaceutike të tejdukshme.

• Një automjet i tipit "Opel" në pronësi të shtetasit Marin Tona.

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim‘’, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT