Kalimi i drogës në portin e Durrësit, arrestohet agjenti i kufirit

Aktualitet

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit ka arrestuar pasditen e kësaj të mërkure një agjent të policisë kufitare në portin e Durrësit, nën akuzën se favorizoi kalimin e një sasie droge.

Sic bejne me dije burimet zyrtare, në pranga ka rënë agjenti Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në pikën e kalimit kufitar të Durrësit, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas SHÇBA-së, Shaba lejoi të kalonin në vijën e parë të kontrollit dy shtetas me lëndë narkotike edhe pse ishte në dijeni të ngarkesës së tyre.

Këta të fundit janë identifikuar si Bashkim Hasani dhe bashkëpunëtorja e tij Laureta Lama, të cilët do të udhëtonin drejt Italisë. Ata u arrestuan nga agjentët e Antidrogës teksa ndodheshin në kabinën e tragetit, ku u gjet edhe droga.

Materialet hetimore në ngarkim të agjentit i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit përkatës, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Me heret sot, policia ka lajmeruar kapjen e lendes narkotike ne portin e Durresit.

Deklarata e policise:

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestrojnë 2 kg e 300 gr Heroinë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në  bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, mbrëmjen e djeshme kanë sekuestruar rreth 2 kg e 330 gr Heroinë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë;

• Bashkim Hasani 67 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama, u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•  4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2  kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i narkotikëve"në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin  283/a/2, 22 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT