Kontrolli në banesë, arrestohet 34-vjecari, ja ku e kishte fshehur drogën

Aktualitet

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 12 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se ky shtetas po tentonte të shiste sasinë e lëndës narkotike të cilën e mbante të fshehur në banesë, menjëherë policia e Vlorës ka ndërhyrë”, -njofton Policia.

I riu është arrestuar në banesën e tij në fshatin Risili për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lënda narkotike ishte e vendosur në thasë sintetikë me thurje, fshehur në 2 bidona plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT