Shkrimtari Dritëro Agolli shtrohet me urgjencë në sanatorium

Shkrimtari i madh shqiptar, Dritëro Agolli eshte shtruar ne spital. Prej tri ditësh ai është shtruar me urgjencë në sanatoriumin e Tiranës. Shkak eshte bere një komplikacion që ka patur në rrugët e frymëmarrjes.

Dritero Agolli e ka refuzuar shtrimin në spital pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore por me insistimin e mjekëve dhe familjarëve të tij, shkrimtari i madh është bindur të shtrohet në sanatorium për të marrë një përkujdesje më të specializuar nga mjekët.
Prej kohësh ai ka shfaqur një shëndet të dobët, ç’ka e ka detyruar të marrë oksigjen me hundë në rrugë artificiale.

Në një prononcim për “BalkanWeb” bashkëshortja e tij, Sadije Agolli ka pohuar se “Dritëroi tani është mirë dhe nën kujdesin e mjekëve, asgjë për t’u shqetësuar”, është shprehur ajo.

Pak kohe me pare, shkrimtari festoi 85-vjetorin e tij të lindjes në tetor të vitit të shkuar, me ç’rast u mbajtën një sërë aktivitetesh nga institucionet shqiptare dhe u botuan tri drama të panjohura e një libër me poezitë e tij të fundit, titulluar “Prit edhe pak” – poezi që kanë qenë në dorëshkrim dhe botoheshin për herë të parë dhe shumë prej tyre qenë poezi dashurie.
Po me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, Akademia e Shkencave i dha lexuesit në Shqipëri tri dramat e tij: “Fytyra e dytë”, “Mosha e bardhë” dhe “Baladë për një grua”. Dramat “Fytyra e dytë” dhe “Baladë për një grua” janë krejt të panjohura për lexuesin deri më sot, kurse drama “Mosha e bardhë” është botuar nga Rilindja në Prishtinë në vitet 1970-1980.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rrëfimi/ Trafiku i armëve Serbi-Shqipëri-Greqi, ja çfarë tha gjermanja nga burgu

Një rrëfim është bërë nga gjermanja për trafikimin e armëvë të linjës ...