Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve reagon: Ja përse e rikthyem sërish në qeli Haxhi Giun

Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani deklaroi se ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu, i cili ishte mes të dënuarve që përfituan sot lirinë nga Amnistia, është rikthyer në ambientet civile të burgut.

Kopani theksoi se Giu është rikthyer në burg për verifikim, ndërsa shtoi se ai do të ketë përfitues sipas ligjit. Ai shtoi se për shkak të amullisë së krijuar në media për rasti ‘Giu’ Drejtoria e Burgjeve do të rishikojë rastin dhe dosjen e tij, duke shtuar se ish-prokurori nuk do të privohet nga e drejta e amnistisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është se është rikthyer në ambientet e civile të burgut, dhe jo në burg. Duke bërë kështu kalkulimi e ditëve të burgut. Ne me korrektësi për zbatimin e ligjit kërkuam një hetim për vendimin e gjykatës. Zotëria nuk mund të privohet nga e drejta e tij pro për shkak se jemi në limite, ne pas shqyrtimit, me mirëkuptimin e Giut, do bëjmë vendime të mëtejshme. Deklarojmë se gjithë këtë situata do sqarohet. Si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, në dijeninë time ish-prokurori nuk është nën hetim si funksionar publik, por si person që ka një vendim sepse janë 731 persona janë liruar. Giu duhet të jetë përfitues sipas ligjit”, tha Kopani./balkanweb/

ME TE LEXUARAT