Super-blerja e fundit e PSG

Julian Draxler është edhe zyrtarisht një futbollist i Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi gjerman prej kohësh kishte arritur marrëveshje me kampionët e Francës, ndërsa sot klubi ka zyrtarizuar transferimin e tij në Parc des Princes.

Kliko per me shume info

Draxler kësisoj i jep fund aventurës me Wolfsburgun, skuadër te e cila ishte transferuar një vit më parë, por asnjëherë nuk kishte arritur të shfaqte potencialin e tij të plotë siç kishte bërë me Schalken më parë.

“Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e një klubi si Paris Saint-Germain”, ka thënë Draxler për faqen zyrtare të klubit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here