Dortmundi merr ofertë të ‘çmendur’ nga Kina për Aubameyang

6
Kliko per me shume info

Klubet kineze nuk e kanë ndërmend të ndalen me oferta marramendëse.

Super Liga e Kinës është shndërruar në destiancionin kryesor për yjet e futbollit botëror, në këto dy vitet e fundit. Ofertat joshëse me milionat që kinezët ofrojnë për futbollistët kanë bërë që shumë lojtarë t’i bashkohen klubeve të vendit aziatik.

Kliko per me shume info

Së fundmi Borussia Dortmund ka pranuar një ofertë prej 150 milionë eurosh nga Shanghai SIPG për sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang, që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, transmeton KosovaPress.

Sipas Gazzetta dello Sport, Shanghai i ka ofruar sulmuesit nga Gaboni edhe një pagë prej 800 mijë funtesh në javë që njëherësh do ta bënte Aubameyangun edhe futbollistin më të paguar në planet.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë përgjigje do të jap Dortmundi për këtë super-ofertë.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here