Donald Trump pranon: Rusët kanë hakeruar të dhënat e demokratëve

Kliko per me shume info

Presidenti i zgjedhur Donald Trump duket se nuk do te mohojë më idenë se Rusia ka urdhëruar sulme kibernetike ndaj kampit të demokratëve gjatë zgjedhjeve presidenciale, me qëllim që të dëmtojë fushatën e Hillary Clinton.

Lajmi është pohuar nga shefi i stafit të republikanit, Reince Pribus, i cili theksoi se presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara nuk i i hedh poshtë të dhënat që kanë grumbulluar agjensitë inteligjente amerikane, të cilat publikuan së fundmi edhe një raport të detajuar mbi këtë çështje.
Në një prononcim për mediat, Priebus u shpreh se Donald Trump e ka pranuar se ka patur një interference nga qarqe të caktuara ruse në procesin zgjedhor, e më konkretisht në sulmin që i është bërë sistemit të të dhënave të demokratëve.
Sipas tij, nuk është Moska ajo që duhet fajsuar, por vetë demokratët, për shkak se nuk kishin të instaluara sisteme që shërbejnë për t’u mbrojtur nga pirateria kompuiterike.
Shefi i Stafit të Trump më tej theksoi se përplasjet mes Rusisë dhe ShBA-së në botën kompiuterike kanë nisur dekada më parë dhe se mund të ketë patur gjithashtu ndërhyrje edhe në zgjedhjet që janë mbajtur vitet e shkuara.
Por sikurse Presidenti i zgjedhur, edhe Priebus e mohoi se fitorja e republikanëve në procesin zgjedhor ka ardhur për shkak të këtyre sulmeve. Ai nënvizoi se sulmet nuk kanë patur asnjë impakt në rezultatin përfundimtar.
Çështja në fjalë ka shkaktuar një debat mjaft të gjerë në Shtetet e Bashkuara por edhe në raportet mes Uashingtonit dhe Moskës. Shtëpia e Bardhë ka lëshuar vazhdimisht akuza në drejtim të Rusisë, duke pretenduar se qeveria ruse ka urdhëruar një fushatë sulmesh, me qëllim që të favorizohej kandidati republikan Donald Trump.
Në prononcimet e tij për mediat, Presidenti rus, Vladimir Putin, thekson se këto akuza janë të pabaza dhe se kanë për qëllim që të zhvendosin vëmendjen e qytetarëve nga probleme të tjera madhore që ka sot bota.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here