Donald Trump i habit të gjithë: Të ikin të gjithë ambasadorët e Obamës

Skuadra e presidentit të zgjedhur Donald Trump, ka nxjerrë një dekret ku i kërkon ambasadorëve të emëruar politikisht, të lënë postet e tyre në vendet përkatëse, në Ditën e Inagurimit të presidentit të ri.
Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja New York Times, e cila shton se ky urdhër është i paprecedent. Mandati është i vlefshëm pa asnjë lloj përjashtimi, sipas një kabllogrami dërguar më 23 dhjetor.
Por urdhri kërcënon t’i lërë Shtetet e Bashkuara pa përfaqësues diplomatikë të konfirmuar nga Senati, për muaj të tërë, në shtete kyçe si Gjermania, Kanadaja apo Britania e Madhe.
Departamenti amerikan i shtetit konfirmon se të gjithë ambasadorët e vendosur politikisht, duhet të kishin paraqitur letrën e dorëheqjes një ditë pas zgjedhjeve presidenciale dhe dorëheqja do të hynte në fuqi në 20 janar, ditën e inaugurimit të presidentit të ri.
Në rast se ambasadorët do të duan të zgjasin mandatet e tyre, atëherë ata duhet të paraqesin kërkesa zyrtare. Shumë nga përfaqësuesit diplomatikë po mendojnë të apelojnë këtë vendim.
Siç thuhet dhe në lajmin e prestigjiozes “New York Times”, bëhet fjalë për ambasadorë të emëruar politikisht dhe jo diplomatë karriere, siç është rasti i vendeve si Britania e Madhe, Gjermania apo Kanadaja, që janë të lakmuara dhe ku kryesisht, Presidenti emëron mbështetës financiarë të tij, si shpërblim.
Ndërsa Shqipëria, duke qenë se nuk hyn tek lista e vendeve të lakmuara, ka patur gjithmonë në historinë 25-vjeçare, ambasadorë karriere, siç është dhe Donald Lu.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Hebrenjtë shtrijnë përtokë policin në Angli

Një punonjës policie është sulmuar nga një grup hebrenjsh në Angli. Polici ka ...