Disa truke sesi t’ju mbajë gjatë drejtimi i flokëve

Problemi i femrave me flokët onde dhe kacurrela është se floku i drejtuar nuk i mban. Por, me disa truke frizura do t’ju qëndrojë një javë të tërë: Mos i lidhni flokët fuqishëm me llastik, furqeta është zgjedhja më e mirë, flokët e sapothara lidhni sa më lehtë në mënyrë që gjurmët e lidhjeve të jenë pothuajse të padukshme.
Frizura e mirë gjithmonë mund të përmirësojë stilin, mirëpo edhe anën shpirtërore, andaj nuk është për t’u çuditur që shumë dama shpesh shkojnë në sallone floktarësh.

Edhe pse që të nesërmen flokët nuk duken njësoj, me disa truqe frizura do t’ju zgjasë tërë javën.

▪ Mos i lidhni flokët fuqishëm me llastik, furqeta është zgjedhja më e mirë, ndërsa flokët e sapothara lidhni sa më butë, në mënyrë që gjurmët e lidhjes të jenë pothuajse të padukshme.
▪ Lidhini në gjashtë bigudi dhe mbani gjysmë ore, do të duken më të bujshme.

▪ Nëse nuk dëshironi që të zgjoheni me frizurë “të ngjitur”, flini në jastëk mëndafshi.

▪ Mos luani me flokët ose që vazhdimisht t’i kaloni gishtat nëpër flokë, sepse shpejt do të bëhen me yndyrë.

▪ Për të kthyer vëllimin e humbur, spërkatni me shampon për larje të thatë në tepe të kokës dhe krihni flokët.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E pabesueshme, të gjithë i kemi skuqur vezët gabim deri tani…!

Një vezë e skuqur është gatimi më i thjeshtë që mund të ...