Diplomacia franceze: Arrestimi i Haradinajt, nuk ka dimensione politike

Kliko per me shume info

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, tha të hënën në Paris se “veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike”.

Ai tha se “procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt janë çështje ligjore, të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit”.

Kliko per me shume info

Zëdhënësi Nadal tha në një konferencë me gazetarë se ky rast “nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai tha se “autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme” dhe se “procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë”.

“Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të”, tha zëdhënësi Nadal gjatë konferencës me gazetarë.

Nadal tha se “Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar 2017 në aeroportin e Basel-Mulhouse mbi bazën e një kërkese për arrest të përkohshëm të lëshuar nga Interpoli dhe u zbatua në mënyrë automatike, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Francës”.

Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë u bë mbi bazën e një fletarresti të autoriteteve të Serbisë, që daton nga viti 2004, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999. (REL)

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. PO PERSE NUK U NDALUA DHE ME PARE,KUR DIHET SE AI KA HYRE E DALE DISA HERE NE TERRITORIN TUAJ !? A KA SEGMENTE QE MENDOJNE QE PAS TURQISE ,RRADHEN E KA SHQIPERIA DHE KOSOVA SI VENDE ME SHUMUCE MUSLIMANE , PER DESTABILIZIM.SI SPJEGOET QE MEDIA PERENDIMORE SHKRUAJNE SE NE SHQIPERI VALVITET FLAMURURI I ISIT, QE TE BENE JO TE QESHES POR TE ULERASHES. RAMA TE MOS PERGENJESHTROI GAZETEN ITALIANE ME NAIVITET, PASI ATA NUK E KANE PER GJE TE VENE GOMARIN PER BURRE, POR TI PADISE E TI KERKOI FAKTE. NE SE ATA DUAN TI IKIN KRIZES, TI IKIN SHPIFJEVE E TE MARIN METODOLOGJINE GJERMANE NE EKONOMI PER TE ECUR PARA JO ME SHPIFJE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here