Diego Costa zbulon: Isha pranë largimit nga Chelsea…!

Sulmuesi spanjoll është lojtari kyç i Chelseat këtë sezon.

Pas një stinori me shumë probleme, si ato me lëndime ashtu edhe ato disiplinore, Diego Costa këtë vit është një lojtar krejtësisht tjetër.

Ardhja e Antonio Contes ka ndikuar pozitivisht te sulmuesi spanjoll, i cili është shndërruar në një makineri golash për Chelsean, që prinë i vetëm në Premier Ligë.

Por Costa tregon se në përfundim të stinorit të shkuar kishte menduar largimin nga Stamford Bridge.

“A mund të isha larguar në verë? Po, po. Isha pranë largimit. E mendoja shumë këtë gjë, por tani jam i lumtur dhe nuk më intereson më ajo punë”, ka thënë Costa për gazetarët.

“Kam pasur mundësinë që të kthehesha tek Atletico Madridi, për shkak të disa gjërave, siç është familja dhe jeta në Spanjë, por jo për shkak të Chelseat, pasi që këtu tifozët më duan shumë dhe kam marrëdhënie të mira me ta, prandaj jam i lumtur që kam qëndruar”.

Costa prinë listën e golashënuesve në Premier Ligë këtë stinor me 14 gola të realizuar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lorik Cana trajner i Kombëtares shqiptare?

Ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana së fundmi u ka dhuruar ...