Dibranët dorëzojnë armët pa leje, policia hap dyert për të pastrehët

20
Kliko per me shume info

Fushata për dorëzimin e armëve pa leje në Dibër vazhdojnë, pavarsisht motit të keq. Përmes një komunikate për mediat, policia bën me dije se të martën në Komisariatin e Policisë Dibër janë dorëzuar dy armë zjarri që mbaheshin pa leje.
Konkretisht një kallashnikov me dy karikatorë me fishekë si dhe një pushkë model 56.
Sakaq Policia e Dibrës bën me dije se iu ka ardhur në ndihmë shtetasëve në nevojë e atyre të pastrehë, të cilët po trajtohen me ushqim dhe fjetje në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër.
Të gjithë inspektorët e policisë janë të shpërndarë në zonat që mbulojnë ku mbajnë kontakte të vazhdueshme me kryetarët e fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative në të gjithë qarkun Dibër.
Policia Rrugore e mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme janë prezent në akset kryesore nacionale dhe akset që lidhen me njësitë administrative duke monitoruar lëvizjen e automjeteve si dhe për tju ardhur në ndihmë shtetasëve në nevojë si pasojë e borës dhe akullit.
Policia e Qarkut Dibër këshillon që të evitohen lëvizjet në akset rrugore të disa njësive Administrative ku prezenca e borës dhe e akullit është më e shtuar.
Për probleme emergjence banorët të telefonojnë në numrin 129 dhe Policia do tju vijë menjëherë në ndihmë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here