Dhunon gruan, i vëllai e bën për spital, të dy përfundojnë në pranga(Emrat)

15
Kliko per me shume info

Policia e Peshkopisë ka arrestuar dy persona pasi  janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Burimet policore bëjnë me dije se shtetasi Liridon Fishti, ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime fizike bashkëshortes së tij, 28 vjeçares me iniciale Sh.F, por  vëllai i saj ka është konfliktuar duke e dhunuar burrin e motrës, duke i shkaktuar gjithashtu dëmtime të rënda.
Njoftimi i policisë lokale:
“Gjatë ditës së djeshme shtetasi Liridon Fishti, në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup bashkëshortes së tij shtetases SH.F, 28 vjeçe.
Më pas në qytetin e Peshkopisë janë konfliktuar shtetasit Liridon Fishti dhe Nezim Manuka, 33-vjeç, (vëllai i shtetases Sh.F) ku gjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi Liridon Fishti. Policia porsa ka marrë njoftim ka ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit’’
Gjithashtu, policia e Dibrës bëri me dije se shtetasi, Liridon Fishti, 34 vjeç është dënuar edhe më herët për dhunë në familje.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here